Nisma kërcënon me rrëzim të Qeverisë nëse nuk përmbushen këto kauza të tyre

Nisma kërcënon me rrëzim të Qeverisë nëse nuk përmbushen këto kauza të tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të  Nismës SocialDemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se partia e tij tash për tash nuk është e gatshme të japë votat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, raporton Periskopi.

”Tash nuk janë të gatshëm 3 deputetët e Nismës të japin votën. Limaj ka nisur bisedime me Veselin dhe Haradinajn. Kur të përfundojnë bisedimet, Nisma do të japë qartësi për të gjitha gjërat. Jemi në proces të bisedimeve.‘’, ka thënë Sherifi sonte në ‘Debat Plus’.

Tutje ai kërcënon me rrëzim të Qeverisë nëse nuk shtyhen përpara 4 apo pesë kauza të Nismës në Kuvend.

‘’Është dialogu, cështja e vizave. E kemi kauzë cështjen e pagës minimale, ligjin e punës, ligjin për lehonitë. Nëse nuk gjejmë bashkëpunim dhe harmoni që të shtyhen përpara këto nga partnerët e koalicionit, mund të shndërrohemi në kauzë për ta çuar vendin në zgjedhje’’, ka thënë Sherifi.

Kujtojmë që opozitës i duhen edhe tre deputetë të mazhorancës që të votojnë mocionin e tyre të mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2364476240267421/

Shpërndaje në: