Nisma tregon se kujt ia ka bërë “bllok” për koalicion
Sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se Nisma për Kosovën i ka dyert e mbyllura për partitë të cilat kanë qenë në pushtet, raporton Gazeta Blic.
“Ne kemi deklaruar se me partitë të cilat kanë qenë në pushtet këto tre vite nuk bëjmë koalicion parazgjedhor!”, tha ai.
Sherifi madje ka theksuar se qëllimi i tyre është qe pikërisht ti mundin partitë që ishin në pushtet.
“Qëllimi dhe synimi ynë është t’i mundim këto parti në zgjedhje dhe jo të bëhemi bashkë me to”, ka thënë Sherifi për Gazeta Blic.
Sipas Sherifit synimi i Nismës është që ta zgjerojnë koalicionin, por që deri më tash nuk ka ende diçka konkrete.
“Ne vazhdimisht kemi deklaruar se jemi të hapur për zgjerim të koalicionit. Mirëpo, deri më tash asgjë konkrete nuk ka”, tha ai.
E në anën tjetër ditëve në vazhdim priten të jetë përfundimtare për zyrtarizmin e koalicioneve parazgjedhore ndërmjet partive politike, kjo pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka caktuar datën 19 maj, si koha e fundit e certifikimit të partive dhe listave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës./GazetaBlic.com/



