Nissani paralajmëron pasardhësin elektrik të Micras

Nissani paralajmëron pasardhësin elektrik të Micras

Micra elektrike është pjesë e planit strategjik të aleancës për vitin 2030, i cili mbështetet plotësisht në modelet elektrike dhe në aktivitetet në fushën e mobilitetit. Në këtë kuptim, Micra elektrike krahas modelit Ariya do të jetë pjesë e rëndësishme e planit strategjik të Nissanit, Ambition 2030.

Bëhet fjalë për modelin për qytet, i cili do të jetë oferta bazë e Nissanit, dhe i cili i është përshtatur plotësisht shijes evropiane. Modeli i ri do ta trashëgojë Nissan Micran e prezantuar në vitin 2017, i cili nuk u shit edhe aq mirë në Evropë, madje as pas redizajnimit të vitit 2020.

Tash për tash kemi qasje vetëm në detajet e dukjes së përparme, ku dominojnë dritat e mëdha të rrumbullakta. Pas kësaj fotografije ka zëra që thonë se diazjni i Micras së re i ngjanë Mini Cooperit. Sido që të jetë detajet tjera të modelit të ri të Nissanit pritet të publikohen së shpejti.

Shpërndaje në: