Nitaj: Kurti s’bëri marrëveshje me grevistët sepse po përgatitet për zgjedhje

Nitaj: Kurti s’bëri marrëveshje me grevistët sepse po përgatitet për zgjedhje

Anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se mosarritja e marrëveshjes me kryeministrit Kurti dhe këshillit grevist nënkupton se kryeministri Kurti po përgatitet për zgjedhje.

Nitaj ka thënë se Kurti ndoshta po i synon krejt votat e jo vetëm 50%.

“Kryeministri Kurti nuk paska ba marreveshje per nje cikerrime! Kjo dmth se ai po pergatitet per zgjedhje. Vec nuk e di si ka me e paketu. Ndoshta nuk po i mjaftojne 50 plus e po i synon krejt. Une nuk po e kuptoj kete gjendje. Ndoshta dikush e din cka po ndodhe. Mua s’eshte tuj ma rroke”, ka shkruar Nitaj.

Sot ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes grevistëve dhe kryeministrit Kurti për ndërprerjen e grevës.

Shpërndaje në: