Një 19-vjeçar në Ferizaj bie nga kati i nëntë dhe vdes

Një 19-vjeçar në Ferizaj bie nga kati i nëntë dhe vdes

Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit, policia rajonale e Ferizajt, ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G, i moshës 19 vjeç, në rrugën “Sali Çeku”, ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese.

I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtejshëm mjekësor është transferuar në QKUK-Prishtinë. Por nga atje, është konfirmuar se personi ka vdekur, raporton RTK.

Policia e rendit i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe krim-teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve.

Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nga kati i IX-të i ndërtesës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që ti marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar nê Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

Gjithashtu është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj. Rasti është cilësuar ” vetëvrasje” ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë së Kosovës në Feriza, Kanun Veseli.

Shpërndaje në: