Një 24-vjeçar dyshohet se u plagos në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq

Periskopi.com Lajme

Një 24-vjeçar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës17:45, është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, tha Borovci.

Ai njoftoi se viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.