Një baba tallet brutalisht me shitësin e PS5, i cili po mundohej t’ia shiste konsolën me çmim dy herë më të lartë

Një baba tallet brutalisht me shitësin e PS5, i cili po mundohej t’ia shiste konsolën me çmim dy herë më të lartë

Nëse keni qenë në pritje të PlayStation 5 që prej kur u lansua më 19 nëntor, padyshim se keni qenë dëshmitarë të disa shitësve që janë munduar ta shesin me çmim më të lartë se që ishte paralajmëruar zyrtarisht.

Çmimi i rekomanduar i numrit më të ri të PlayStation ishte 500 euro, dhe 380 euro për versionin dixhital.

Dhe me kërkesën që ishte shumë e lartë, disa persona filluan ta shesin PS5 me çmim shumë më të lartë.

Në fakt, një kërkim i thjeshtë në Google sjellë në vëmendje disa konsola të disponueshme për blerje me çmim deri në 780 euro e më lartë, transmeton Periskopi.

Një baba nga Skocia vendosi të ndërmerrte diçka kundër oportunistëve, dhe bindi një shitës t’ia shiste konsolën për 951 euro.

Andrew Tough nuk e pati ndërmend ta blinte për atë çmim, por arriti ta bindë shitësin të shkonte deri te banesa e tij, e cila ishte gjysmë ore larg.

27-vjeçari postoi disa ‘screenshots’ në Twitter, ku shihej se i kishte premtuar shitësit rreth 1 mijë euro për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe konsolën.

Pasi shitësi shkoi te banesa e tij, Andreë e detyroi të priste 20 minuta, para se ta njoftonte se nuk do të shkonte për ta marrë.

Andreë shpjegoi: ”Isha i mllefosur duke parë njerëz që mundoheshin të shfrytëzonin të tjerët në kohë nevoje, duke fituar avantazhe sepse e dinë se ka familje që do të bëjnë gjithçka për ta marrë PlayStation për Krishtlindje. Ështe e tmerrshme kështu që mendova të tallesha me disa.” /Periskopi.com//

Shpërndaje në: