Një Bullgari më e fortë kundër Çekisë: Kosova ia sheh hairin trazirave bullgare, rriten gjasat për EURO2020

Një Bullgari më e fortë kundër Çekisë: Kosova ia sheh hairin trazirave bullgare, rriten gjasat për EURO2020

Presidenti i Federatës së Futbollit bullgar, Borislav Mihaylov ka dhënë dorëheqje pas incidenteve me abuzime raciste që ndodhën mbrëmë në ndeshjen mes Bullgarisë dhe Anglisë.

Mihaylovi ishte një portier i famshëm i Bullgarisë por ky vend s’ia veti namin e mirë pas incidenteve të tmerrshme që ndodhën në këtë ndeshje mbrëmë.

Tifozët bullgarë i tallën lojtarët me ngjyrë të Anglisë gjatë kësaj ndeshjeje, duke i tallur me brohorima si majmunë dhe duke e bërë përshëndetjen naziste.

Për më tepër, kjo i trimëroi anglezët që e demoluan Bullgarinë midis Vasil Levskit me rezultat 0-6, shkruan Periskopi.

Problemet në futbollin bullgar janë evidente, me rezultate dëshpëruese nga një kombëtare që dikur gëzonte reputacion të jashtëzakonshëm.

Trajner i bullgarëve që nga fillimi i këtij viti është legjenda Krasimir Balakov, i cili ka shkëlqyer në futbollin evropian me Sportingun e Lisbonës dhe Stuttgartin.

Por, gjërat nuk po ecin mirë dhe pas shkarkimit të kryetarit të Federatës, del se kombëtarja bullgare do të rifreskohet me një hierarki të re, që mund të shoh dritën në fund të tunelit edhe me një trajner të ri.

I përfolur për këtë pozitë është legjenda e madhe bullgare, Dimitar Berbatov, që në vitet e tij si futbollist ishte një ndër sulmuesit më të frikshëm.

Dhe pikërisht ndeshja e Çekisë kundër Bullgarisë është ajo në të cilët tifozët kosovarë mbajnë shpresat më të mëdha. Nëse eventualisht Kosova fiton në Plzen kundër Çekisë, do t’i duhej megjithatë edhe një fitore kundër Anglisë. Por, nëse Bullgaria ia del të ndalë me barazim Çekinë, atëherë Kosova mund të kualifikohej edhe me një barazim. /Periskopi

Shpërndaje në: