Një deputet duartroket për fjalimin e kolegut të PDK-së: Nuk dihet cili

Një deputet duartroket për fjalimin e kolegut të PDK-së: Nuk dihet cili

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka marrë fjalën në Kuvend dhe ka folur lidhur me vendimin e djeshëm të Speciales, për dënimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Në fund të fjalimit të tij, është dëgjuar një deputet duke duartrokitur por nuk dihet cili.

“Ju themi se populli i Kosovës është me bijtë e vet dhe jemi kundër absurdeve të drejtësisë që bartin padrejtësi. Edhe për njerëzit më laik, është ditur se kjo gjykatë në rend të parë do duhej hetuar se si rrodhën dokumentet në zyrën e OVL-së. Gucati dhe Haradinaj dëshmuan pafajësinë”, ka thënë Shabani.

Ndërkohë, në gjysmë të fjalimit të tij është dëgjuar zhurmë dhe reagime nga deputetët e pushtetit./Periskopi

 

Shpërndaje në: