Një dermatologe në të 50-at tregon çfarë do kishte bërë më mirë me lëkurën e saj në të 30-at!

Një dermatologe në të 50-at tregon çfarë do kishte bërë më mirë me lëkurën e saj në të 30-at!

Pas 27 vitesh si dermatologe, Jeanine Downie, tani në fillim të të 50-ave, thotë se do kishte dashur që disa gjëra t’i mësonte dhe t’i aplikonte më shpejt.

Më poshtë, ajo ndan sekretet e kujdesit të lëkurës që ka zbuluar në tre dekadat e fundit, të cilat mund të kishin bërë edhe më shumë ndryshim nëse do t’i njihte më herët.

#1 – Me kalimin e moshës, një krem hidratues do bëjë ndryshimin

Kur lëkura juaj është e thatë, ajo bëhet më e tendosur seç duhet dhe kur është kaq e tendosur, është më e lehtë që linjat e holla dhe rrudhat të vendosen dhe të qëndrojnë në lëkurë. Pra, mbajtja e fytyrës tuaj të hidratuar mund të ndihmojë në shmangien e shenjave të parakohshme të plakjes.

Mos e nënvlerësoni asnjëherë rëndësinë e hidratimit të lëkurës!

#2 – Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje mbrojtjes nga drita – si brenda ashtu edhe jashtë

Kjo është diçka që ne dëgjojmë herë pas here nga dermatologët, sepse është shumë e rëndësishme: Ju duhet të mbroni lëkurën nga dëmtimet UV.

Të gjithë duhet të përdorin krem ??kundër diellit çdo ditë, pavarësisht nga përkatësia etnike, nga janari deri në dhjetor.

Dr. Jeanine thotë se “lëkura e saj duket mirë tani, por mund të dukej shumë herë më mirë nëse s’do e neglizhonte kurrë aplikimin e një kremi mbrojtës”.

Dhe rrezet e diellit nuk janë të vetmet për të cilat  duhet të shqetësoheni.

Ndriçimi nga kompjuteri, iPad, FitBit madje edhe ndriçimi i brendshëm – ne reagojmë ndaj gjithë këtyre. Si rezultat, do të kemi pore më të mëdha, rudha, madje edhe hiperpigmentim.

3. Kujdesuni për qafën

Qafa ka lëkurën më të hollë në trup. Ajo nuk ka sasinë e vajit që ka fytyra dhe është e prirur për shumë dëmtime nga dielli sepse ekspozohet shumë.

Të gjithë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje qafës së tyre për sa i përket kremrave kundër diellit dhe produkteve kundër plakjes. Prandaj mos harroni që çdo produkt që vendosni në fytyrë, ta vendosni edhe në qafë. Sigurohuni që qafa të marrë një sasi të mjaftueshme produkti për t’u ndjerë e mbrojtur dhe e ushqyer.

4. Fërkimi i syve mund të shkaktojë rrathë të errët që vështirë të hiqen

Mjekja thotë se ka vuajtuar nga alergji sezonale dhe i fërkonte sytë aq shumë sa “dëmtoi” enët e gjakut rreth tyre. Kjo i shkaktoi rrathë të errët poshtë syve, të cilët është shumë e vështirë t’i eleminosh, sipas saj.

Burimi: Well & Good

Shpërndaje në: