‘Një dështak dhe idiot’ – askush nuk mundi ta besojë sjelljen e Wilderit pasi Fury shkoi për ta ngushëlluar

‘Një dështak dhe idiot’ – askush nuk mundi ta besojë sjelljen e Wilderit pasi Fury shkoi për ta ngushëlluar

Tyson Fury ka mposhtur përsëri Deontay Wilderin në meçin e tretë, duke regjistruar fitoren e dytë rresht.

‘Gypsy King’ mbrojti titujt WBC dhe ‘The Ring’, pasi e nokautoi brutalisht rivalin amerikan në rundin e 11-të, shkruan Periskopi.

Si një sportist i vërtetë, pas meçit Fury shkoi për ta ngushëlluar rivalin në qoshen e kundërt por u refuzua nga amerikani, i cili reagoi me idiotizëm dhe arrogancë.

”I thashë ‘punë e mirë’ dhe ai tha ‘nuk dua të tregoj sportivitet e as respekt për ty’,” tha Fury pas meçit duke komentuar sjelljen e kundërshtarit.

”Jam shumë i habitur. Dështak. Një idiot.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: