Një ditë pas kritikave, një delegacion i BE’së i shkon në zyre presidentes Osmani

Një ditë pas kritikave, një delegacion i BE’së i shkon në zyre presidentes Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Drejtorin për Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec një ditë pasi shefja e shtetit kritikoi të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2021 për Kosovën në lidhje me procesin e Vettingut.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Presidencës thotë se Presidentja Osmani ka marrë mbështetje për realizimin e procesit të vetingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.

“Në takim me z. Makovec, Presidentja Osmani ka theksuar se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Kosovës. Sundimi i ligjit, sipas Presidentes Osmani mbetet parakusht kryesor për suksesin e Republikës së Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE. Në këtë kontekst, nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për realizimin e procesit të vetingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane”, thuhet në komunikatë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit sa i përket procesit të “Vettingut” të nisur nga Qeveria Kurti.

Osmani ka thënë se s’pajtohet fare me konstatimin në Raportin e Progresit se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

“Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mos realizimi I vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimit ë ligjit, e as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, ka thënë presidentja Osmani në konferencë për media.

Shpërndaje në: