Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë, Kurti s’del në konferencë, e qet Liburnin

Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë, Kurti s’del në konferencë, e qet Liburnin

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në konferencën që mbahet zakonisht pas saj, sot ka dalë ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe ministri i Administrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Një ditë më parë, në Bruksel është nënshkruar marrëveshja për energjinë, që i hap rrugën faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës – marrëveshje të cilën e kishte kritikuar Vetëvendosje në opozitë dhe u nënshkrua dje nga Besnik Bislim, zëvendëskryeministër.

Kryeministri Kurti nuk ka dalë në konferencë për media, duke pamundësuar marrjen e përgjigjeve që mund të kenë gazetarët rreth marrëveshjes së djeshme./Periskopi/

Shpërndaje në: