‘Një ditë pas rrëfimit të Vasfijes, burri e kupton se gruaja i është dhunuar në luftë: Kam qenë i dhunshëm me të, s’e kam kuptuar pse po sillet aq ftoftë’

‘Një ditë pas rrëfimit të Vasfijes, burri e kupton se gruaja i është dhunuar në luftë: Kam qenë i dhunshëm me të, s’e kam kuptuar pse po sillet aq ftoftë’

Vëllai i Vasfije Krasniqit Goodman, Nafi Krasniqi, ka rrëfyer për një rast të një gruaje të dhunuar, burri i së cilës i ishte lajmëruar një ditë pas rrëfimit publik të motrës së tij – raporton Periskopi.

Në një panel në emisionin “Jeta në Kosovë” që transmetohet në televizionin publik, ai tregon se si kur Vasfija kishte dalë publikisht, atë e kishte thirrur një burrë në telefon.

“Kur Buqja ka dalë publikisht, mua më ka thirr një burrë në telefon. Fillimisht ka nisur të më rrëfej rastin e familjes së tij. Ai më ka thënë që kur e ka dëgjuar rrëfimin e Vasfijes ka nisë me qajtë, pasi është mërzitur shumë. Është emocionuar shumë nga rrëfimi i Vasfijës. Të nesërmen, gruaja e tij i ka treguar se ajo është në mesin e grave të dhunuara gjatë luftës, por që s’i ka treguar asnjëherë. Ajo s’ka mund t’i tregojë më herët burrit të saj se çka i ka ndodh. Të nesërmen i ka treguar se është dhunuar. Ai burrë është ndjerë shumë keq, dhe i ka thënë gruas të tij se asnjëherë nuk ia falë pse nuk i ka treguar më herët për atë që i ka ndodhur. Ai thoshte se ndihet jashtëzakonisht keq sepse për vite me radhë ka qenë shumë i dhunshëm me gruan e tij, pasi gruaja e tij tërë kohën ka qenë shumë e ftoftë në raport me të. Ka menduar që nuk po i shkon lidhja me gruan e tij. Gruaja më ka thënë se s’kam mundur të tregojë se jam frikësuar nga reagimi yt. Tash thotë se e shoh gruan më ndryshe. Ne i çmojmë shumë. Pas 20 viteve që ka ndodh krimi, ka harmoni në familje”, ka rrëfyer vëllai i Vasfijes.

Në fund, ai ka kërkuar nga të gjithë burrat që të falin dashuri dhe respekt, pasi këto gra kanë përjetuar diçka shumë të rëndë./PERISKOPI

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: