Një foshnje dërgohet pa shenja jetë në Spitalin e Mitrovicës

Një foshnje dërgohet pa shenja jetë në Spitalin e Mitrovicës

Ka vdekur një foshnje në Mitrovicë, të cilën nëna e kishte dërguar në spital pa shenja jete.

Policia njofton se foshnja ishte dërguar në spitalin e Mitrovicës.

“Nga Spitali i Mitrovicës është raportuar se ankuesja femër kosovar ka sjell pa shenja jete foshnjën e saj të gjinisë femërore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Mitrovicë, 01.09.2021 – 08:22. Nga Spitali i Mitrovicës është raportuar se ankuesja femër kosovar ka sjell pa shenja jete foshnjën e saj të gjinisë femërore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje në: