“Një gajbe vo i pata dhënë donacion me gju Isa Mustafën! Me çka u shpërbleva unë?  Me çka?”

“Një gajbe vo i pata dhënë donacion me gju Isa Mustafën! Me çka u shpërbleva unë?  Me çka?”

Opinionistja, Kimete Berisha, i ka komentuar në mënyrë ironike largimet që po bëhen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo nëpër mjetë një proze të shkurtër poetike ka vënë në thumb partinë në pushtet, për aktivistët që i shërbyen nder vite, e që tash ua ka kthyer shpinën.

Postimi i Berishës:

Koha për ndarje!

Aktivisti i Albin Kurtit:

– Sa gurin e kam giu për ty – Haram t’koftë!

– Tash s’po ma çel telefonin, e kur gjujsha gur për hatër tandin, ta kajke!

– Vet më the të dua – e tash m’ke harrua.

– E kam çliru Kosovën nga çlirimtarët… per hatër tanin.

T’pata thanë: Babë, veç kallxo ti, se hi e kalli n’n’tana anët.

Kam hangër hekër për ty.

E tash, s’po t’pëlqej ma.

S’e s’jam shkollovan –

Tash duhet me gju me libra e jo me gurë.

Që me ba me t’gju me kompletin e librave t’Ibrahim Rugovës -s”t’del ilaç – t’sakaton kopertina ma zi se guri! 

A e ke provu me shqy’ lëkurën me letër – djeg shumë!

Mos provo Zot!

Aktivistja:

– Edhe unë valla kurrë ma rahat me kanallet e ujit s’jam ba, tuj i përdorë organet vitale si depo armatimi.

Haram t’koftë gazi-lotësjellës…

Që thotë një fjalë e urtë popullore ‘Meshkujt janë të poshtër’!

–  Ku e lë besën që ma ke dhanë?

M’pate thanë, për mu’ nuk ka me pas problem:  në daç shamia me lule në daç shamina vija – vija!

Tash muslimani i prapambetun po t’duket.

Na rrejshe që beson në Zot.

T’marroftë Zoti, qysh t’ka marrue.

– N’kry t’nanës bajshe be që s’ke me na lanë.

Ama, Ti na len neve – po na Ty nuk t’lshojna. Q’asi tipi jam unë.

Nuk ndahesh prej meje kur do ti. Aty unë vetna kur ndahna.

Besa – besë. Besnikëria dmth tjetër kanë mos me shikjue:

me mbajt besën që e ke dhanë qysh atë ditë kur jem taku e mbleshshim gur m’i gju shtetin.

– Një gajbe vo i pata dhënë donacion me gju Isa Mustafën! Me çka u shpërbleva unë?

Me çka?

P.S. Albin Kurti në përpjekje për të dalë nga Koha e Gurit!

Shpërndaje në: