Një gjerman me Porsche iu del me maskë dhe i rrah dy shqiptarë në Gjermani

Një gjerman me Porsche iu del me maskë dhe i rrah dy shqiptarë në Gjermani

Persona të maskuar kanë bërë sulm ndaj një veture në qytetin e Essenit në Gjermani gjatë të hënës mbrëma duke i lënë dy persona të lënduar, një shtetas i Maqedonisë dhe një tjetër i Kosovës.

Policia gjermane njofton se ngasësi 43 vjeçar nga Maqedonia ka marrë lëndime serioze, ndërsa lëndime më të lehta trupore ka marrë 28 vjeçari nga Kosova.

Policia ka njoftuar se të maskuarit kanë goditur në fillim veturën, e më pas edhe shoferin dhe pasagjerët me mjete të forta.

Më pas ishin dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Sulmuesit e maskuar më pas kishin ikur me një veturë Porsche Cayenne.

Policia njofton se për rastin është arrestuar një 56 vjeçar nga Gjermania. /Periskopi

*Foto: Associated Press

Shpërndaje në: