Një grua bëri makarona si shqiptarët: Fyhet keq dhe i ndalohet hyrja në Itali

Një grua bëri makarona si shqiptarët: Fyhet keq dhe i ndalohet hyrja në Itali

Për ata që nuk e dinë, “Rate my Plate” [shq.Notojeni ushqimin që kam përgatitur] është një grup në Facebook në të cilin njerëzit ndajnë fotografi të ushqimeve që i përgatisin vetë në shtëpi.

Pjata e fundit që u ofrua për t’u notuar ishte një pjatë me makarona nga një përdoruese me emrin Kristi D, që paraqiti “makarona klasike lëng mishi” siç bëhen edhe nga shumë amvis dhe amvise shqiptarë, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.

Shumë njerëz e cilësuan pjatën me makarona në fjalë si “të neveritshme”.

“Makaronat dhe lëngu i mishit është diçka tepër e neveritshme. Unë jam italian dhe sytë gjak po më qesin.” -tha njëri.

Një tjetër përdorues kritikoi edhe më ashpër gruan në fjalë duke thënë se një kuzhinier amatoresk do të largohej nga Italia për një veprim të tillë.

“Veç sa dëgjova, të kanë shpallur Persona Non Grata në Itali.” – tha ai.

Pastaj komentuesi tjetër u duk më i relaksuar: “Do të ulem me qetësi në një qosh dhe do të provoj që ta harrojë se e pashë edhe këtë gjë.” /Periskopi

Shpërndaje në: