Një i plagosur është në rrezik, tre drejt shërimit pas tragjedisë në Mal të Zi

Një i plagosur është në rrezik, tre drejt shërimit pas tragjedisë në Mal të Zi

Katër persona janë shtruar në QKKG-në e Malit të Zi, të plagosur në tragjedinë e djeshme në Cetinjë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë dhe ndodhet në terapi intensive.

Siç njofton QKKG, një pacient ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy pacientë në spitalin e Cetinjës janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç njofton QKKG, njëri prej pacientëve aktualisht është në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në Klinikën e Neurokirurgjisë, raporton rtcg.

“Pas pranimit, pacienti i dytë është operuar, ka lëndime në strukturat e trurit dhe strukturat kockore të kokës dhe kraharorit, i rrezikohet jeta dhe ndodhet në reanimacion qendror. Pacienti i tretë ka një dëmtim në pjesën e barkut, kryesisht në mëlçi. Ai është operuar dhe është ende në terapi intensive dhe monitorim, i cili është vendosur edhe në reanimacion.Pacienti i katërt ka lëndime në qafë dhe gjoks, frakturë e hapur e krahut të djathtë, e cila është trajtuar edhe në mënyrë kirurgjikale dhe ende kërkon trajtim në repartin e kujdesit intensiv”, njoftoi QKKG.

Shpërndaje në: