Një i plagosur rëndë në Durrës

Një i plagosur rëndë në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër.1 të qytetit të Durrësit. Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë ndërsa në vendngjarje është paraqitur urgjenca për të bërë transportimin e të lënduarit në spitalin rajonal.

Policia ka rrethuar zonën dhe po bën mbikëqyrjen e provave për të shpjeguar ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë që sipas informacioneve të përditësuara, autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar nga forcat e rendit

 

Shpërndaje në: