Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident trafiku në Rahovec

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Albin Sahatqija nga Policia e Kosovës në Gjakovë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është i lënduar si pasojë e aksidentit. Shkaktarët e këtij aksidenti besohet se vetura në të cilën ka vdekur pasagjeri dhe është lënduar shoferi, ka qenë duke u shkyçur nga rruga duke bërë kthesë majtas, është goditur nga një veturë tjetër e cila ka qenë duke ardhur në kahun e kundërt të rrugës”.

Ndërkohë i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.

Shpërndaje në: