Një i vdekur dhe një i lënduar nga arma e zjarrit në Kaçanik

Një i vdekur dhe një i lënduar nga arma e zjarrit në Kaçanik

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që i kishte marrë nga arma e zjarrit, në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit” përballë varrezave të qytetit në Kaçanik, sot rreth orës 14:00.

Po ashtu, edhe një tjetër qytetar në atë vend ka mbetur i lënduar.

Këtë për Klan Kosovën e bëri të ditur zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës”.

“Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”,ka thënë Veseli.

Tutje, ai ka shtuar se policia është  në vendin e ngjarje, po e heton zbardhjen e këtij rasti dhe është në kërkim të personave të dyshuar.

Shpërndaje në: