Një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Një pacient i prekur nga koronavirusi ka vdekur të dielën në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas IKSHPK pacienti ka pasur sëmundje shoqëruese.

Me shifrat e sotme, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 102.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar  4.931 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 2.267 pacientë që janë shëruar.

Shpërndaje në: