Një ish-punëtor mund ta rrëzojë Ligjin për Trepçën (Dokument)

Një ish-punëtor mund ta rrëzojë Ligjin për Trepçën (Dokument)

Gazeta Fjala, ka mësuar se ligji për Trepçën, i miratuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës është shpallur anti-kushtetues shkak i padisë së një ish punëtori të minierës së “Kishnicës dhe Artanës”.

“Padia në fjalë ka filluar si padi nga e drejta e punës për dëmet e shkaktuara si pasojë e lëndimit në punë. Paditësi ka qenë punëtor në minierën “Kishnicë dhe Artanë” që ka qenë pjesë e NSH-së Trepça në likuidim. Ai thekson se për shkak të lëndimeve të rënda trupore të pësuara nga një aksident në vendin e tij të punës, ka mbetur i paaftë gjë që e pengon atë për çfarëdo punësimi në të ardhmen”, thuhet në kërkesën e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Gjykatën Kushtetuese që ta shfuqizoj ligjin për Trepçën.

Këtij punëtori, menaxhmenti i kësaj ndërmrrje ia kishte ndërprerë kontratën e punës, para hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 05/L -120 për Trepçën.

Ai në padi kërkon kompensimin e dëmeve që të mbulojë shpenzimet e trajtimit mjekësor dhe të ardhurat e humbura, si për të kaluarën ashtu edhe për të ardhmen, që përfshijnë shumë vite deri në moshën e tij të pensionimit.

“Për më tepër, ai përmend dëmet e shkaktuara nga dhimbja dhe vuajtja. Duke u bazuar në rezultatet e arritura lidhur me rastin, gjer më tani në vlerësimin paraprak të gjykatës, padia me gjasë do të rezultojë të jetë të paktën pjesërisht e suksesshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

 

1t

2 t

3 4 5 6 7 8 9

Shpërndaje në: