Një kurkush hiç po konsiderohet si zgjedhje e parë e Arsenalit për postin e trajnerit

Një kurkush hiç po konsiderohet si zgjedhje e parë e Arsenalit për postin e trajnerit

Arsenali raportohet se po i afrohet një marrëveshje për ta emëruar trajner permanent asistentin e Pep Guardiolas te Manchester City, Mikel Arteta në vend të Unai Emeryt.

Ish-mesfushori i “Topçinjëve” ka qenë shumë i lidhur me postin dhe ishte favoriti kryesor për ta zëvendësuar Arsene Wengerin në verën e vitit 2018, raporton Periskopi.

Emërimi i Emeryt befasoi të gjithë, por pas dy viteve, Arteta edhe një herë është në pole poizicon për të marrë më në fund drejtimin e skuadrës.

Arteta and Guardiola in Man City training

Por kush është Arteta? Epo, nuk mund të themi edhe shumë për të.

Qartazi mund të konsiderohet si njeriu që kurrë nuk e arriti potencialin e tij si futbollist, por edhe si trajner.

E kemi parë e dëgjuar për të kalimthi, por asnjëherë askush nuk ka pretenduar se ai posedon aftësitë e nevoitura për ta drejtuar një klub siç është Arsenali.

Nëse qëndron puna kështu, ndoshta zgjedhje më e mirë do të ishte qëndrimi permanent i Freddie Ljungbergut, një njeri që e njeh shumë më mirë klubin se Arteta.

Përderisa Arsenali nuk tregon ambicie për të marrë një trajner të madh dhe me emër, atëherë vështirë ta shohim skuadrën duke dalë nga kriza. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: