Një libër më narracion të argumentuar për vuajtjet e popullit shqiptar në Jugosllavi

Një libër më narracion të argumentuar për vuajtjet e popullit shqiptar në Jugosllavi

Shkruan: Prof. Dr. Ibrahim Gashi –

Gani Sylaj ‘Burg pas burgu’ Kujtime

Librat e autorëve të veçantë për nga kontributi që kanë dhënë në lëvizjet politike kombëtare, të shkruar formën e memoareve janë burimet më të  vlefshme  krahas dokumenteve për të shkruar historinë a atyre lëvizjeve. Memoaret apo kujtimet kanë pulsin e jetës, veçanërisht kur shkruesi ka dijeni  të hollësishme të lëndës që trajton. Mjafton më këtë rast të kujtojmë Memoaret e Churchilit, të De Golit dhe të shumë veprimtarëve të shquar politik në botë, të cilat shërbejnë si burime parësore për të kuptuar historinë e lëvizjeve politike që ata drejtonin.

Në librin autobiografik, në formën e kujtimeve, që po e promovojmë sot, me autorësi të  veprimtarit të spikatur të çështjes kombëtare, edukatorit dhe shkrimtarit Gani Sylaj, më titullin kuptimplotë Burg pas burgu, lexuesi i rëndomtë, por edhe profesionistët nga fusha e letrave dhe historiografia  në përgjithësi janë pasuruar më një vëllim të rrallë dhe shumë  autentik  të informacioneve për kalvarin e vuajtjeve dhe persekutimeve fizike dhe psikike të të burgosurve politik shqiptar në ish-jugosllavi, por edhe qëndresën dhe krenarinë kombëtare të tyre, më theks të veçantë plejadën e atdhetarëve të burgosur në fund të viteve të 70-ta dhe fillim të viteve të 80 të shekullit të kaluar, që përfshihen në këtë libër,  si dhe kontributin tepër të rëndësishëm që kishte veprimtaria organizative e tyre para se ata të arrestoheshin. Për më shumë përmes këtij libri mësojmë se veprimtaria organizative e këtyre dinjitarëve patriot edhe pse të burgosur nuk u shua edhe gjatë viteve të qëndrimit në burgje.

Autori i librit, patrioti dhe eruditi Gani Sylaj, duke rrëfyer në vetën e parë, por duke folur më shumë për shokët dhe rrethanat e renda të burgut, hetuesisë, dhunës fizike dhe psikikë të  inspektorëve dhe hetuesve të UDB-së, vetmisë, izolimit, grevës së urisë, ka përshkruar më mirë se shumëkush, natyrisht në nuanca kryesore, odiseaden e të gjithë të burgosurve politik shqiptar në burgjet jugosllave. Në këtë libër, duke lexuar përshkrimin e sakt, shumë kreativ dhe me një përzgjedhje pikante të momenteve më të rëndësishëm që duhej të evidentoheshin në një libër, konsideroj se secili i burgosur politik do të gjej këtu historinë e tij, të përmbledhur më aq akribi nga një mendje dhe një pendë shumë e mprehtë.

Libri Burg pas burgu, mund të radhitët në mesin e librave me të mirë me kujtime për burgun dhe të burgosurit. Duke u mbështetur në kujtesën e tij të fortë dhe shënimet dhe evidencat që kishte mbajtur gjithnjë për aq sa kishte qene e mundur, autori ka re konstruktuar kohen e qëndrimit të tij dhe shokëve të cilët ai takoi në burgjet jugosllave, më një saktësi përshkrimi mbresëlënëse, aq sa secili nga lexuesit e këtij libri edhe pa dashje do te filloj te mishërohet dhe të bashkë vuaj më autorin, duke u impresionuar më moralin e lartë dhe filozofinë e qëndresës së tij, por edhe të shokëve të tij.

Libri përfshinë një trajektore kohore që pikënisje e ka arrestimin e autorit, nga inspektorët e UDB-së, më 22 dhjetor 1979, në Prishtinë dhe dënimin e tij të parë për vepër kundërvajtësi, në kohëzgjatje dy muaj, në mungesë të provave, por më vazhdimin intensiv të hetimeve gjatë këtyre dy muajve për ta akuzuar atë për veprim të organizuar “armiqësor” dhe transferimin e tij në burgun hetues të Shkupit, pikërisht ditën kur duhej të lirohej, në mbarim të dënimit dymuajsh. E  le që lexuesit vet,  duke e lexuar librin të njihen me dhunën dhe brutalitetin që përjetoi autori në hetuesi në Prishtinë dhe në Shkup dhe veçmas qëndrimin dinjitoz që pati në gjyqin që u organizua për të dhe dy bashkëveprimtarët e tij nga Gjykata e Shkupit. Mbrojta e tij (te cilën ai e bëri vet, duke kundërshtuar avokatin që i kishte caktuar shteti) ishte më së paku mbrojtje për vete. Ai kishte përgatitur në formë të shkruar mbrojtjen e tij të gjatë më shumë se gjashtë faqe që ishte mbrojtje ne fakt e kauzës dhe çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve në Jugosllavi. Një thënie e filozofit Mark Aureli se “Fuqinë e mendjes e ke ti, jo ngjarjet jashtë. Kupto këtë, dhe do të gjesh force” do të mund të ishte krahasimi më i mirë për përshkruar forcën, guximin por edhe zgjuarsinë dhe qartësinë e mendimit, më të cilën u shpreh Gani Syla në fjalën e tij të mbrojtës përpara trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Shkup me 1 korrik 1980. Po shkëput vetëm theks te këtij fjalimi të guximshëm dhe të saktë nga ana fotografike të Ganiut, të cilin ai e kishte përgatitur duke kujtuar fjalët e Sylejman Vokshit dhe të Avni Rrustemit të thëna në proceset e tyre gjyqësore: “Unë nuk e pranoj gjyqin jugosllav, pranoi vetëm gjyqin e popullit tim,. Unë nuk jam këtu për të dhënë llogari por për të kërkuar llogari… . Ripushtimi i territoreve shqiptare nga Jugosllavia titiste dhe si pasojë shtypja që po i behët popullit tonë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Serbi nuk janë reja për ne… Që nga dita e parë e pushtimit ju keni bërë dhe po bëni ç ‘është e mundur për ta mbajtur popullin tonë në robëri. Por gaboheni, gaboheni rendë… Populli shqiptar në çdo hap të historisë së tij e ka qarë më shpatë dhe kështu do ta qaj më shpatë edhe në te ardhmen.”

Pas dënimit më 6 vite burg Ganiu do të dërgohet për   vuajtje të këtij dënimi në Burgun e Idrizoves. I qetë në natyrën e tij, i thellë në mendime dhe i matur në veprimet e tij Ganiu asnjëherë nuk demoralizua edhe përballë  sprovave më të renda. Ai ishte shembulli tipik i thënies se famshme të Churchilit:Një pesimist e sheh vështirësinë në çdo rast; Një optimist e sheh shansin në çdo vështirësi” Ganiu edhe në momentet më të renda të jetës së burgut nuk jepte shenja pesimizmi, por, duke kujtuar sakrificën e madhe të patriotëve pararendës të kombit, gjente forcën dhe optimizmin e domosdoshëm të cilin e ndante edhe më shokët.

Shpërthimi i demonstrative të vitit 1981, sado që fillimisht, si lajm më shumë vështirësi depërtoi në burgje, por që më pas u përhap, sapo filluan që në burg të silleshin organizatorët dhe pjesëmarrësit e tyre, ishte gëzimi më i madh për Ganiun dhe shokët e tij. Sapo morën lajmin për demonstratën e 11 marsit Ganiu para shokëve do të shprehej: “Sot është legjitim gëzimi dhe lumturia jonë, sepse nga jashtë na vijnë rreze çlirimtare që na frymëzojnë e na japin më shumë forcë e guxim, që kudo që të jemi,  të mos ndalemi për të punuar dhe menduar për luftën tonë të drejtë për çlirimin e bashkimin e kombit tonë të ndarë nga pushtuesit jugosllav”.

Vala e arrestimeve dhe dënimeve masive gjatë vitit 1981 dhe 1982 ishte ogur për Ganiun se ai nuk do të kalonte më dënimin që mori në gjykatën e Shkupit. Tani ishte zbuluar organizata e tij dhe pothuaj të gjithë shokët ishin arrestuar dhe Ganiu i qete, por i përgatitur, se si do ta ndërtonte mbrojtjen në përpalljen e radhës me hetuesinë, e priti lajmin për transferimin e tij ne burgun hetues te Prishtinës.

Në njërin nga rrëfimet e tij në libër, të titulluar: Më hetuesit “tanë” autori e ka përshkruar përmes rrëfimeve të titulluara: Nata e Parë, Nata e Dytë dhe Nata e Tretë e hetuesisë, egërsinë dhe ligësinë e hetuesve në Prishtinë, shqiptar dhe të tjerë. Nata e dytë ishte, siç rrëfen autori, momenti kur ai gjatë një dialogu të ashpër me inspektorin shqiptar, I cili po mburrej se ai dhe familja e tij kishin mbrojtur Jugosllavinë dhe vëllai i tij ishte dëshmor i luftës se dyte botërore. Ganiu pasi e dëgjoi nuk e miratoi, por as nuk heshti, duke ja kthyer “Atëherë shumë keq. Ju keni shkelur mbi gjakun e valluat tuaj i cili ra për lirinë e popullit te tij dhe të popujve tjerë te robëruar, ndërsa ju po luftoni popullin tuaj”. Hetuesi i gjindosur pa një pa dy nxori revolen dhe deshi ta vriste. Nga vdekja e shpëtoi inspektori malazez qe ishte pran, i cili ndërhyri duke ja kapur dorën dhe larguar revolen.  Nata e trete ishte hakmarrje fizike ndaj Ganiut për qëndrimin e mbajtur gjate  një natë më parë. Inspektori shqiptar dhe kolegu i tij malazez, siç rrëfen Ganiu, sapo kishte hyre ne dhomën e hetimeve u sulen fizikisht mbi te duke e goditur më shkopinj gome dhe grushte e shqelma. Edhe Ganiu u kthente, derisa u alivanos nga goditjet e dy udbashëve kriminel,   Gardianet e sollën ne dhome pak para mëngjesit ne një gjendje tepër te rend ku shokët e dhomës u munduan te trajtonin plagët nga rrahja brutale.

Në ditët e para të korrikut 1982, Ganiu dhe shokët e tij të organizatës, Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Nezir Myrtaj, Berat Luzha e te tjerë do të sillen para gjyqit.  Ganiu edhe këtu kishte përgatitur një fjalim patriotik që do ta thoshte ne vend mbrojtjes, por më ç’ që, me shokët ishin marr vesh që të mos mbanin fjalime të gjatë, ai megjithatë su durua pa thënë para gjyqtarit, kur ky i dha fjalën, parullat patriotike: Poshtë Jugosllavia revizioniste, Rroftë Kosova Republikë, Rroftë populli shqiptar dhe Ne do të fitojmë. Pas fjalës së qulltë të avokatëve të caktuar ex officio nga shteti, të cilat nuk dallonin madje shume nga ato të prokurorëve, gjykatësi shqiptoi dënimet dra konikë, ku më i ulti ishte katër e më i larti 15 vite. Ganiu u denua me. Në përfundim të gjykimit ndodhi një përqafim mes të burgosurve, pavarësisht dënimeve të renda dhe reagimit të policëve.

Pjesa përfundimtare e librit është një rrëfim i detajshem për përjetimet nga Burgu i Mitrovicës dhe pastaj përshkrimi i gjatë dhe i detajshem i Burgut të Somborit, ku Ganiu kaloi të gjithë pjesën tjetër të vuajtjes së dënimit. Këtu zënë vend rrëfimet e titulluara: Nuk dalim ne shëtitje me duar prapa; Nuk përkulemi para gardianëve; Dyfishimi i dyerve, Solidarizimi mes të burgosurve politik, Shpërndarja e të vërtetës ndër të burgosurit e kombeve tjera; Solidarizimi më ne i të burgosurve politik të kombeve tjera.

Një tipar shumë i veçantë që i shton vlerat e këtij libri është pjesa e përshkrimit të profileve personale, profesionale dhe kombëtare të shokëve të ilegales dhe të burgosurve politik më të cilët kaloi ditët më të vështira të burgut. Më pietizëm, respekt dhe saktësi maksimale ai ofroi për secilin një profil të shkurtër, me fokus veprimtarinë  dhe kontributin e tyre atdhetar. Krahas veprimtarisë së Ganiut, përmes këtij libri, lexuesi do të mësoj për veprimtaret si: Mehmet Hajrizi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Jakup Krasniqi, Berat Luzha, Nezir Myrtaj, Muharrem Shaljani, Haxhi Maliqi, Kadri Pollozhani, Emerlah Ukshini, Esat Abdurrahmani, Ibrahim Dauti, Shaban Limani, Daim Shabani, Avni Elezi, Hasan Bekteshi, Ramiz Hoti, Zaim Beqiri, Xhelal Ziba, Kadri Rexha, Arban Hoxha, Pajazit Jashari, Qamil Çadraku, Sabit Gashi, Salih Konjusha, Gani Baliu, Mehe Uka, Tahir Gecaj, Ramadan Haziri dhe të tjerë. Këta veprimtarë si dhe të tjerët e kësaj plejade, siç paraqitën në këtë libër, ishin brezi i dinjitarëve të lirisë e kishin kuptuar dhe besuar thenien e vjeter filozofike se  “Njeriu është i lirë nga çasti që ai dëshiron të jetë. Skllav është ai që pret dikë për ta liruar.”

Në përmbyllje të këtij recensioni do të doja shumë ta përgëzoja autorin Sylaj, të cilin fatkeqësisht se kemi në mes nesh, për stilin e shkrimit shumë kreativ, të saktë dhe të qartë, ku as lexuesi më laik dhe as ai më profesionist nuk mund të shtonin a të heqin qoftë edhe një paragraf të vetëm. Si historian dhe pedagog jam i impresionuar jo vetëm më përmbajtjen e rrëfimeve, por edhe më nivelin e lartë argumentues dhe akademik të mënyrës se si janë thënë ato. Nëse për zhanrin e memoareve thuhet se vuajnë nga subjektivizmi dhe njëanshmëria, ky libër është një përjashtim absolut i këtij konstatimi.

Krejt në fund, jam i bindur thellë se librat që po promovojmë sot të autorit Gani Sylaj, krahas edhe disa librave të këtij formati, janë memorizimi më mirë dhe më serioz i historisë më të re të lëvizjes çlirimtare dhe shtet krijuese  të Kosovës.

Respekt i përjetshëm për jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë e atdhetarit dhe eruditit Gani Syla.

Shpërndaje në: