Një lojtar i Man Cityt refuzoi ta duartrokiste Liverpoolin gjatë gardës së nderit

Një lojtar i Man Cityt refuzoi ta duartrokiste Liverpoolin gjatë gardës së nderit

Momenti më i mirë për fansat e Liverpoolit kundër Manchester Cityt të enjten, ishte garda e nderit para fillimit të ndeshjes.

Saktësisht një javë pasi “Të Kuqtë” u konfirmuan kampionë të Premier Leagues, skuadra e Pep Guardiolas tregoi respektin për ata që kishin fituar trofeun, transmeton Periskopi.

Edhe pse vështirë të ketë pasur ndonjë gardë nderi më të hidhur se kjo në histori të Premier Leagues.

Në fakt, një lojtar i Cityt as që duartrokiti fare.

Janë publikuar pamje ku shihet Bernardo Silva gjatë gardës së nderit, duke refuzuar të duartrokiste teksa po pinte ujë.

Pastaj, ai u largua nga aty para se kundërshtarët ta kryenin në tërësi ecjen.

p1ec9m41uei9s2jn1hdk1kb41nu7h.jpg

p1ec9mbbr72pe1bva12b1iga19gkj.jpgp1ec9mbimians76pbak85b1rr2l.jpgp1ec9mbpns17tmgvv12e83vl103on.jpgp1ec9mdj7e53ekvv1uuqerp136gr.jpg

Në fund, përfundoi brutalisht për Liverpoolin që u mposht 4-0. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: