Një mëzati ia lënë emrin e kryeministrit të Britanisë, ‘çmendet’ lopa

Një mëzati ia lënë emrin e kryeministrit të Britanisë, ‘çmendet’ lopa

Materiali gjenetik nga vitet e gjashtëdhjeta i mëzatave e ka kthyer popullsinë e një specie të zhdukur, të quajtur “Aberdeen Angus”. Madje, një mëzati shumë pjellor i është vënë emri i kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Fermerët Geordie dhe Julia Soutar për 26 vjet kanë zhvilluar një projekt global të gjenetikës nga ferma e tyre në zonën rurale në Forfar të Skocisë, shkruan Independent, Express transmeton.

Në fermën e tyre tash janë 50 lopë, përfshirë një mëzat me emrin e kryeministrit britanik. Çifti e merr materialin gjenetik të kafshëve dhe e eksporton në shtete të largëta, përfshirë Kolumbinë, Argjentinën dhe Uruguajin.

“Ka zona të ndryshme kohore në disa vende me të cilat merremi, prandaj është dashur që t’i edukojmë disa njerëz me të cilët merremi që të mos na telefonojnë në orën 2 pas mesnatës për të folur për lopët”, tha pronari i fermës.

Një mëzati të lindur vitin e kaluar ia lanë emrin “Dunlouise Champion Boris”, sipas emrit të kryeministrit britanik, për të cilin nuk dihet saktësisht se sa fëmijë ka.

“Nuk jemi të sigurt nëse ai (mëzati) do të lërë më shumë pasardhës se Borisi tjetër”, tha Soutar.

Shpërndaje në: