Një mjeke e QKUK-së rezultoi pozitive me koronavirus, ishte në vizitë jashtë Kosovës

Një mjeke e QKUK-së rezultoi pozitive me koronavirus, ishte në vizitë jashtë Kosovës

Një mjeke e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka rezultuar pozitive me koronavirus Covid-19 dhe e njëjta është e shtrirë në Klinikën Infektive.

Gazeta Shneta ka mësuar se mjekja ka qenë në një vizitë jashtë Kosovës dhe ditën e djeshme është testuar dhe ka rezultuar pozitive.

Ajo është e shtrirë në Klinikën Infektive dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, por për shkak të privatësisë Gazeta nuk do ta publikojë identitetin e saj dhe as vendin e punës.

Lajmin për Gazetën Shneta e kanë konfirmuar edhe Klinika Infektive përmes një deklarate zyrtare. Dr. Valbon Krasniqi ka thënë se doktoresha është e hospitalizuar në Klinikë dhe është në gjendje të mirë.

Kujtojmë se deri më tani janë sëmurë 6 infermierë, 4 prej të cilave në Klinikën Infektive dhe tre mjekë në tërë Kosovën nga koronavirusi. Dr. Jetish Jetishi nga Spitali i Gjakovës gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është liruar nga Klinika Infektive i shëruar nga sëmundja.

Shpërndaje në: