Një muaj pas përleshjeve të dhunshme/ Në burgjet e Ekuadorit gjenden të pajetë 7 trupa

Një muaj pas përleshjeve të dhunshme/ Në burgjet e Ekuadorit gjenden të pajetë 7 trupa

Trupat e pajetë të shtatë të burgosurve u gjetën në një burg të Ekuadorit, vendi ku ndodhi masakra më e rëndë në një burg të Amerikës Latine në fund të shtatorit, me 119 të vdekur.

Shtatë trupat u gjetën brenda burgut Litoral në Guayaquil, kryeqyteti i provincës jugperëndimore ekuadoriane të Guayaquil.

Në fund të shtatorit, 119 persona u vranë në përleshjet mes bandave rivale të lidhura me trafikun e drogës dhe karteleve meksikane. Disa nga të arrestuarit u copëtuan ose u dogjën të gjallë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, raporton TCH.

“Trupat e të arrestuarve, të cilët u gjetën të vdekur dje, u gjetën në një vend që përdoret për vizita bashkëshortore”, shkruan shërbimi i vuajtjes së dënimit të vendit (SNAI) në një postim në Twitter, pa dhënë detaje të tjera.

Shpërndaje në: