Një nga femrat më të bukura në botë shkëlqen në tepihun e kuq në Kanë

Një nga femrat më të bukura në botë shkëlqen në tepihun e kuq në Kanë

Një nga femrat më të bukura në botë, Monica Bellucci, e konfirmoi këtë titull në çdo paraqitje në qilimin e kuq të Festivalit të Filmit të Kanës këtë vit.

Në plan të parë ishte bukuria e saj natyrore dhe një fytyrë e bukur pa shumë grim.

“Bukuria është një hendikep nëse jeni budalla, jo nëse jeni inteligjent dhe e dini se si ta përdorni atë. Ndjehem mirë dhe rehat në trupin tim, por jo sepse jam e bukur. Unë njoh shumë njerëz të bukur dhe jeta e tyre është thjesht e tmerrshme. Unë kurrë nuk kam qenë një person që zgjodhët në ora gjashtë për të shkuar në palestër. Është e vërtetë që më pëlqejnë ëmbëlsira dhe makarona, një gotë verë dhe, shumë rrallë, cigare. Pa këto kënaqësi nuk do të kisha jetuar. Dhe kjo është arsyeja e këshillës sime për lumturi: Hani mirë, pini verë me cilësi të lartë, gëzoni seks të mirë dhe gjithmonë qeshni. Pjesa tjetër do të vijë tashmë”, kishte zbuluar kohë më parë sekretin e saj aktorja italiane.

Ndryshe, Monica Belluci është në lidhje me artistin 36-vjeçar francez Nicolas Lefebvre.

Shpërndaje në: