Një nga figurat kyçe të LDK’së s’është në listë, mësohet arsyeja

Një nga figurat kyçe të LDK’së s’është në listë, mësohet arsyeja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Kështu mëson Klan Kosova nga një burim i sigurt. Po nga ky burim mësohet se Haziri është tërhequr edhe nga nominimi për kryeministër, atë ditë kur për këtë post u kandidua Avdulla Hoti, ministri në largim i Financave.

Po sipas këtij burimi arsyja e tërheqjes së Hazirit është ruajtja e unitetit brenda LDK-së, ndërsa fokusi i tij do të jenë reformat në këtë parti.

Më shumë rreth listës së kandidatve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Lista e kandidatëve për deputetë në Lidhjen Demokratike të Kosovës duket shumë më ndryshe se herë të tjerë.

Figurat kryesore të kësaj partie kanë mbetur shumë poshtë në listë, ndërsa të rinj që kanë aderuar në LDK, por edhe kandidatët e Aleancës Kosova e Re janë renditur shumë më lartë.

Avdullah Hoti është bartës i listës dhe mban numrin 1.

Isa Mustafa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është në listë.

Numrin 2 do ta mbajë Behgjet Pacolli.

Ish-bashkëpunëtorja e Pacollit, Mimoza Kusari-Lila do ta mbajë numrin 3.

E shumë përfolura Vjosa Osmani do ta mbajë numrin 81, ndërsa Arben Gashi 61.

Ismet Beqiri do ta ketë numrin 4, Kujtim Shala 5.

Sabri Hamiti do ta ketë numrin 14.

Numrin 10 do ta mbajë këngëtari nga Ferizaj dhe nënkryetari i AKR-së Labinot Tahiri.

Ndërsa prurjet e reja si Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmani, do ta mbajnë numrin 8 përkatësisht 16.

Shpërndaje në: