Një person e theri veten me thikë para Qeverisë, Policia jep detaje për rastin

Një person e theri veten me thikë para Qeverisë, Policia jep detaje për rastin

Një peson e ka therur me thikë veten me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Periskopin se mjekët emergjent i kanë ofruar ndihmë mjekësore personit të vetlënduar.

“Rreth orës 14:30 është raportuar për një person të vetlënduar me mjet të mprehtë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët i kanë ofruar  ndihmën mjekësore për ta dërguar më pas në QKUK”, tha Borovci.

 

Shpërndaje në: