Një person gjendet i vdekur në vendin e punës

Një person gjendet i vdekur në vendin e punës

Një person është gjetur i vdekur në vendin e punës në Sarandë të Shqipërisë.

Viktima G.I., 53 vjeç, punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjeteve.

Trupi i pajetë i tij u gjet nga punonjësi i turnit tjetër.

Nga këqyrja e trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune, njofton policia që shton se dyshohet se vdekja e G.I. ka ardhur për shkak të një infarkti.

Shpërndaje në: