Një person i sillej rreth shtëpisë dhe e ofendoi: Llapjanja gjuan tri herë në ajër por e pëson nga Policia

Një person i sillej rreth shtëpisë dhe e ofendoi: Llapjanja gjuan tri herë në ajër por e pëson nga Policia

Një grua nga Podujeva ka shtënë tri herë me armë në ajër për t’i frikësuar nje person që sillej shpesh rreth shtëpisë së saj.

Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndërkohë që arma është konfiskuar nga Policia e Kosovës.

“Rr. Hamdi Maloku, Podujevë 16.06.2021 – 10:35. Është konfiskuar një armë, pistoletë nga e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte shtënë tri herë në ajër. E dyshuara ka deklaruar se kishte shtënë në ajër me qëllim që ta frikësojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës ka thënë se arma ka qenë pa leje.

Shpërndaje në: