Një punëtor bie nga skelet në Prishtinë

Një punëtor bie nga skelet në Prishtinë

Një person është lënduar mëngjesin e djeshëm derisa ishte në vendin e punës.

Viktima derisa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga skelet dhe është lënduar.I njëjti është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 23.01.2022 – 08:40. Viktima mashkull kosovar, për deri sa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga skelet dhe është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Është arrestuar pronari i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Shpërndaje në: