Një pushuese nga Serbia mbytet në Durrës

Një pushuese nga Serbia mbytet në Durrës

Një shtetase nga Serbia, e cila kishte shkuar për pushime në Shqipëri, është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.

“Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasja serbe D. S., 60 vjeçe”, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ A2 CNN

Shpërndaje në: