Një rast pozitiv me koronavirus te Tottenhami

Një rast pozitiv me koronavirus te Tottenhami

Premierliga ka bërë 1197 testime të reja, dhe njoftoi se një person ka dalë pozitiv, duke mos zbuluar më shumë.

Është tani Tottenham që ka konfirmuar se rasti me COVID-19 vjen nga skuadra e tij.

Ai është asimptomatik dhe është vendosur në karantinë për shtatë ditë para se të kalojë në testime të mëtejshme.

Në Premierligë është një protokoll ndryshe nga Serie A, ku personi që teston pozitiv, duhet të qëndrojë 14 ditë në vetë izolim.

Shpërndaje në: