Një rep video u filmua jashtë ‘Anfieldit’ para ndeshjes Liverpool-Atl Madrid dhe është tejet interesante

Një rep video u filmua jashtë ‘Anfieldit’ para ndeshjes Liverpool-Atl Madrid dhe është tejet interesante

Fansat e Liverpoolit ishin dëshmitarë të një paraqitjeje impresive në ‘Anfield’ në Champions League të mërkurën mbrëma, derisa skuadra e Jurgen Kloppit triumfoi kundër Atletico Madridit.

Golat në pjesën e parë nga Diogo Jota dhe Sadio Mane ia siguruan ‘Të Kuqve’ një fitore 2-0 në Grupin B.

Stadiumi i Liverpoolit ka qenë shtëpia e shumë netëve të lavdishme por të mërkurën, gjithashtu shërbeu edhe si lokacion për një rep video.

Janë publikuar video të artistit të lindur në Londër, K Koke duke xhiruar atë që duket një video e re jashtë ‘Anfield’.

I rrethuar nga një grup burrash, K Koke sillet rrotull stadiumit, i përcjellur nga kamera derisa bën rep me një këngë në sfond.

Në titullin e videos së publikuar në Twitter shkruhet: ”Gjëja më e keqe që kam parë jashtë ‘Anfieldit’,” dhe shumë reagime të tjera ishin të ngjashme në platformën e njejtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: