Një restorant i përfshirë nga flakët në afërsi të Gërmisë (Video)

Një restorant i përfshirë nga flakët në afërsi të Gërmisë (Video)

Sot rreth orës 15:00, një restorant i pashfrytëzuar që ndodhet në hyrje të Gërmisë në Prishtinë, është kapluar nga zjarri.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Kushtrim Krasniqi nga Zjarrfikësit e Prishtinës, i cili ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar nga ky incident.

“I kemi dërguar dy ekipe atje, është një restorant te hyrja e Gërmisë. Ai restorant nuk punon dhe është i mbyllur. Nuk ka njerëz të lënduar – vetëm dëme materiale”.

Klan Kosova ka siguruar edhe një video ku mund të vërehet tymi i bardhë duke dalë nga objekti afarist.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/167195144624456/

 

Shpërndaje në: