Një tifoz ndërpret ndeshjen Argjentinë – Xhamajka për selfie me Messin, por e frikëson atë keq

Një tifoz ndërpret ndeshjen Argjentinë – Xhamajka për selfie me Messin, por e frikëson atë keq

Çdokush e konsideron Lionel Messin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. 

Pra, nuk është për t’u habitur që shumë njerëz do të rrezikojnë të gjitha vetëm për të kapur një kujtim me sulmuesin argjentinas. Dhe pikërisht kjo ndodhi në pjesën e dytë të fitores së Argjentinës (3-0) ndaj Xhamajkës në Red Bull Arena të martën mbrëma, shkruan Periskopi.

Një tifoz në Harrison, New Jersey, u hodh në fushë ku kaloi sigurinë dhe u drejtua drejt Messit duke mbajtur telefonin e tij në njërën dorë. Zyrtarët ndaluan menjëherë lojën kur panë tifozin dhe sigurmi ndërhyri menjëherë.

Messi u frikësua shumë nga tifozi, por në fund ai pranoi t’iua firmos atij fanellën.

Shikoni momentin në video:

VIDEO

Shpërndaje në: