Një tjetër edukatore në të njëjtin Kopsht Privat kap për krye dhe e traumatizon një vogëlush (Video)

Periskopi.com Lajme

Një tjetër videoje e një edukatoreje në Kopshtin Privat për fëmijë para-shkollor po qarkullon në rrjete sociale të internetit e në të cilën shihet një edukatore me inicialet “R.M.” derisa sillet tmerrësisht keq me një vogëlush.

Videoja duket krejt e ndryshme nga ajo e para dhe paraqet një grua në moshë të mesme derisa e kap për krye një vogëlush, i cili dukej se po qante, shkruan Periskopi

Znj.Maria Somalie ka shkruar në Facebook duke tërhequr vëmendjen e miqve të saj:

“Të dashur, kjo është R.M. në Cambridge Kindergarden duke u sjellur tmerrësisht keq me një vogëlush. Këto janë sjellje që mund ta lëndojnë fëmijën tuaj në moshë të hershme duke i shkaktuar trauma.” – ka thënë ajo. /Periskopi

Shpërndaje në: