Një varg parregullsish në zgjedhjet në Drenas

Një varg parregullsish në zgjedhjet në Drenas

Sipas DnV-së, deri në ora 13:00 kanë votuar rreth 20.84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

DnV bënë të ditur se deri tani janë identifikuar 54 raste të votimit familjar, 6 raste të fotografimit të votës, 3 raste ku i njëjti person ka asistuar më shumë se një herë qetarët gjatë votimit, 1 rast të indetifikimit të  personat të paautorizuar në vendvotim dhe 67 raste që personat nuk e kanë gjetur vetën në listën e votimit, transmeton Periskopi.

Rasti kur një person ka asistuar tre herë për votim  ka ndodhur në shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllanasellë.

Gjithashtu, sipas DnV-së, janë identifikuar katër raste kur vëzhguesit nuk janë ulur pranë komisionarëve.

Parregullsi tjetër e identifikuar sipas DnV-së, është tentimi për të votuar më shumë se njëherë.

Një rast i tillë ka ndodhur në fashtin Nekoc, ku një grup prej pesë personave kanë tentuar të votojnë me shumë se njëherë dhe një rast tjetër kur këtë ka tentuar ta bëjë një grup prej tre personave.

Sipas DnV-së deri tani të gjeturat tregojnë se janë përsëritur parregullsitë e njëjta me ato që ndodhin edhe në zgjedhjet e 4 dhjetorit në këtë komunë./Periskopi/


dnv

Shpërndaje në: