Një vdekje dhe shtatë raste të reja nga COVID-19

Një vdekje dhe shtatë raste të reja nga COVID-19

7 raste të reja me COVID-18 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare.

MSh’ja ka bërë me dije se është shënuar një rast i vdekjes, derisa ka njoftuar për shërimin e 34 pacientëve.

Njoftimi i plotë:

20 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.

Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665.

Shpërndaje në: