Një vit në karrigen më të fuqishme në botë: 7 fakte interesante nga qeverisja e Joe Biden  

Një vit në karrigen më të fuqishme në botë: 7 fakte interesante nga qeverisja e Joe Biden  

Disa fakte rreth punës së Joe Biden në përvjetorin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me 20 janar të këtij viti shënohet njëvjetori i ditës së inaugurimit të presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. I sfiduar nga menaxhimi i pandemisë deri tek ndryshimet klimatike, me poshtë mund t’i lexoni disa fakte rreth të arriturave dhe sfidave së Administratës Biden:

Vaksinimi– shkalla e vaksinimit ka arritur në 63.5%. Mirëpo, disa shtete tjera si: Argjentina, Australia, Brazili, Kambogjia, Kanada, Kina, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Norvegjia, Arabia Saudite, Korea e Jugut, Zvicrra dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shkallë më të lartë të vaksinimit sesa ShBA.

Papunësia – shkalla e papunësisë në 3.9%. Niveli i ultë i papunësisë mbetet një nga të arriturat kryesore të Joe Biden ne vitin e tij të parë në detyrë. Ai pati trashëguar një ekonomi të goditur rëndë nga pandemia, ku niveli i papunësisë kishte arritur deri në 6.4%.

Inflacioni- Shkalla e inflacionit në 7%. Kjo përqindje arriti në nivelin e saj më të lartë në 40 vitet e fundit. Çmimet e benzinës dhe të produkteve ushqimore shënuan rritje, ku sipas shumë ekspertëve kjo ndodhi për shkak se pakoja e rimëkëmbjes ishte shumë e lartë.

 Ligji i infrastrukturës – Shuma e këtij ligji arrin në 1 trilion dollar, ku propozimi fillestar ishte 2.3 trilion dollar, mirëpo për shkak të mospajtimit në Senat, Biden u detyrua të zmbrapset dhe të kthehet në propozimin e parë.

Fatkeqësitë natyrore– numri i fatkeqësive natyrore si pasojë e motit të keq dhe ndryshimeve klimatike arriti në 20. Dëmet materiale arrijn deri në 1 miliard dollarë, kurse 688 njerëz gjetën vdekjen.

Vizitat brenda vendit – 24 është numri i shteteve të vizituara nga presidenti Biden në njëvjetorin e tij në “Shtëpinë e Bardhë”. Destinacionet e tij të preferuara ishin Pensilvania (shtatë herë) dhe Miqigani (pesë herë).  Gjatë fushatës së tij ai pati arritur t’i vizitonte 35 shtete.

Konferencat me gazetarë– Presidenti Biden ka mbajtur 9 konferenca me gazetarë, ku në gjashtë prej tyre ishte i vetëm dhe në tri të tjera i shoqëruar. Konferenca e tij e dhjetë do të jetë të mërkurën. Ndërsa sa i takon numrit të intervistave, ai është intervistuar 22 herë brenda vitit. Për dallim nga pesë paraardhësit e tij të fundit, Joe Biden ka dhënë më së paku intervista në periudhën e njëjtë kohore si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Associated Press/Periskopi)

Shpërndaje në: