Një vit nga vdekja e futbollistes shqiptare, e cila u mbytë gjatë pushimeve në Itali në liqenin e Comos

Një vit nga vdekja e futbollistes shqiptare, e cila u mbytë gjatë pushimeve në Itali në liqenin e Comos

Ka kaluar saktësisht një vit prej kur futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili ndërroi jetë në liqenin e Comos.

Vdekja e Florijanës ndodhi në kohën kur ajo ishte në pushim në Itali, duke tronditur botën e futbollit.

Funerali i Florianës është mbajtur në Worben.

Image

Incidenti ndodhi në liqenin e Comos, ku Florijana së bashku me një shoqe të saj kishin marrë një barkë me qira, shkruan Zeri.

Ajo kishte kërcyer në ujë, por që më nuk u kthye.

Pas disa ditë kërkimi, 24-vjeçarja ishte gjetur e vdekur më 2 korrik falë një roboti në një thellësi prej 204 metrash.

Shpërndaje në: