Një vushtrrias voton në gjygym të çajit

Një vushtrrias voton në gjygym të çajit

Numri i qytetarëve nga Komuna e Vushtrrisë që kanë dalur për të votuar gjatë ditës së sotme deri në ora 15:00 është 22.290 votues, përcjellë Periskopi.

30.29 për qind e qytetarëve Vushtrrias e kanë kryer tashmë obligimin qytetar, por nuk dihet nëse në këtë listë bën pjesë edhe qytetari më i veçantë i Vushtrrisë i cili ka votuar në gjygym të çajit.

Në një fotografi të publikuar në facebook, një qytetar nga Vushtrria shihet duke e futur një fletë votimi në gjygym të çajit.

Ai ka të veshur një fanelë me simbole kombëtare, ndërsa Vushtrria njihet edhe si vendi i qytetarët të cilët e konsumojnë më së shumti çajin e zi, që ndryshe njihet si çaj rusi. /Periskopi

Shpërndaje në: