Një zë nga VV’ja e nervozon fort Berishën: Mos fol gjepura, kujdes. Je kah fol me Hisen Berishën, kujdes

Një zë nga VV’ja e nervozon fort Berishën: Mos fol gjepura, kujdes. Je kah fol me Hisen Berishën, kujdes

Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha ka shpërthyer pasi Glauk Konjufca i tha se nga perspektiva e tij aktualisht në Kuvend po sheh më së shumti veteranë të luftës në grupit parlamentar të Vetëvendosjes, se sa në PDK e LDK, transmeton Periskopi.

Kjo pasi Berisha fillimisht i tha  VV’së ‘’ Nëse vuani nga kompleksi se nuk keni qenë pjesë e asaj lavdie, të paktën respektojeni atë lavdi’’.

‘’Unë  e shoh në mënyyrë gjenerale. Vendimarrja e tij është diskriminuese. Ju e dini se kategoria më e diskriminuar jo vec me pagë por edhe me buxhet. Me 170 euro nuk mundemi me jetu a unë e as ti. Për neve ka standard të lartë jetësor sepse kartelat tona na kallxojnë shifra tjera kur shkojmë në bankomat. I kam 100 mesazhe, nëse doni ua kallxoj. S’ka miell te shpija.”

Një zë erdhi nga VV. Ai ishte Haki Abazi që tha:  I keni lanë ju

Beisha: Leni këto forma të shprehurit. Ku ke ti pse s’e bane. Nuk kanë pasë kohë ata me shku në Beograd me i bo ato hartat. Mos fol gjepura, kujdes. Je kah fol me Hisen Berishën kujdes./PERISKOPI/

Shpërndaje në: