Njeriu i paralizuar ecë sërish duke përdorur një eksoskelet që e kontrollon me mendje

Njeriu i paralizuar ecë sërish duke përdorur një eksoskelet që e kontrollon me mendje

Një francez që u paralizua nga një aksident në një klub nate, ka ecur sërish falë një eksoskeleti të kontrolluar me mendje, duke ofruar shpresë për tetraplegjikët që kërkojnë të rifitojnë lëvizjen.

Pacienti i trajnuar për muaj të tërë, përdorte trurin e tij për të dhënë sinjale që të kontrollonin avatin e simuluar kompjuterik për të performuar lëvizjet bazike para se të përdorte udhëzimin robotik për të ecur.

Shkencëtarët e kanë përshkruar këtë gjë e këto rezultate si një zbulim epokal, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Doktorët kanë thënë që edhe pse testimi i pajisjes tregonte se ishte vite larg nga të qenët i qasshëm për publikun, kishte potencial të madh për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe autonominë e pacientëve.

Pacienti, i identifikuar vetëm si Tibo [Thibault], 28 vjeçar nga Lyoni, tha që teknologjia i kishte dhënë një qira të re jete.

Katër vjet më herët jeta e tij ndryshoi n mënyrë permanente pasi kishte rënë nga një ballkon prej 12 metrash, duke e lënë të paralizuar nga krahët e teposhtë.

Ai u trajnua përmes një videoloje që përdorte sistemin avatar për të arritur aftësitë e nevojshme që të operonte eksoskeletin dhe duhej të rimesonte disa prej lëvizjeve të natyrshme. /Periskopi

Shpërndaje në: