Njeriu i Zgjedhjeve del kundër shkurtimit të fushatës: Jep ide të përçudshme

Periskopi.com Lajme

Ismet Kryeziu, drejtori i KDI-së ka dhënë një ide mjaft të çuditshme sa i përket çështjes së mbajtjes së fushatës në këtë kohë të rënduar të pandemisë.

Ai ka kërkuar thjesht një garanci me fjalë nga partitë tona politike për të respektuar rregullat e IKShPK-së.

Në fakt, partitë tona politike kishin pasur një zotim të tillë edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell Periskopi. Ato kishin shkelur masat e pandemisë përkundër që kjo ishte e sanksionueshme me ligj. Partitë thjesht ishin dënuar nga autoritetet për disa prej pjesëmarrjeve të tyre.

Kryeziu shton se shkurtimi i fushatës në pesë apo dhjetë ditë do të kishte efekte të padëshirueshme anësore.

“Partitë dhe kandidatët do ta rrisin numrin e aktiviteteve brenda këtij afati e për rezultat do të rritet edhe numri i pjesëmarrjes së qytetarëve që për pasojë do të mund të rrezikojë shumë më shumë shëndetin publik,” – ka deklaruar Kryeziu.

Kujtojmë vetëm në 15 ditët e fundit kanë vdekur plot 342 qytetarë të Kosovës. /Periskopi

Statusi i plotë:

Përkushtimi i partive politike edhe institucioneve të tjera përgjegjëse,  për ta garantuar një fushatë zgjedhore ku respektohen rregullat e IKSHP-së, do ishte zgjidhja më e mirë që të ruhet shëndeti publik dhe standardet e zgjedhjeve të barabarta.

Shkurtimi dhe koncentrimi i fushatës në pesë apo dhjetë ditë, do të mund të prodhojë efektet e kundërta në ruajtjen e shëndetit publik. Partitë dhe kandidatët do ta rrisin numrin e aktiviteteve brenda këtij afati  e për rezultat  do të rritet edhe numri i  pjesëmarrjes së qytetarëve që  për pasojë do të mund të rrezikojë shumë më shumë shëndetin publik.

Gjithashtu, shkurtimi i fushatës do t’i kontribuonte rritjes së pabarazisë në mes kandidatëve,  kështu do të cenohej një ndër standardet themelore të zgjedhjeve të lira. Kandidatët që hyjnë  për herë të parë  në garë,  sidomos ata për kuvende komunale, për pesë ditë nuk do arrijnë as familjes së tyre t’ua bëjnë me dije kandidaturën dhe angazhimin e tyre. Kjo do ta bëjë  e garën të pabarabartë dhe do t’i favorizoje kandidatët që tani janë të zgjedhur për disa mandate nëpër kuvendet komunale. Për më shumë do të kemi garë mes partive, por jo edhe  në mes kandidatëve.

Shpërndaje në: